Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përshkallëzuar pas refuzimit të Teheranit për të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve për paqe.
Sipas agjencisë shtetërore IRNA, vendimi lidhet me atë që Irani e konsideron si kërkesa të tepruara nga SHBA dhe ndryshime të vazhdueshme në qëndrimet e saj. Teherani ka përmendur gjithashtu si arsye vazhdimin e bllokadës detare ndaj vendit.
Zhvillimi i fundit ka shtyrë për më tej përpjekjet për një marrëveshje të mundshme, ndërsa ende nuk është caktuar një datë e re për rifillimin e negociatave.




