Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar Betejën e Koshares dhe rënien e heroit Sali Çekaj, duke i cilësuar si momente kyçe në historinë e Kosovës.
Ai theksoi se kjo betejë nuk ishte vetëm fitore ushtarake, por edhe një pikë kthese në afirmimin e të drejtës për liri dhe sovranitet. Sipas tij, sakrifica e luftëtarëve mbetet bazë për forcimin e shtetit dhe ruajtjen e vlerave demokratike.




