Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Abu Dhabi se vizita e tij ka për qëllim shprehjen e solidaritetit me Emiratet e Bashkuara Arabe në një periudhë të tensionuar për rajonin.
Ai theksoi mbështetjen për presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar mik të afërt, dhe u shpreh i bindur se vendet e Gjirit do ta përballojnë situatën dhe do të dalin më të forta.




