PDK ka kritikuar qeverinë për mungesë angazhimi në procesin e zgjedhjes së presidentit. Deputetja Sala Jashari tha se nuk ka përpjekje reale për konsensus nga kryeministri Albin Kurti.
Ajo paralajmëroi se, me afrimin e afatit kushtetues, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet marrëveshje politike.




