Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj energjisë ruse, duke theksuar se çdo e ardhur nga nafta po përdoret për financimin e luftës.
Ai deklaroi se Rusia ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga eksporti i naftës, ndërsa përdor një “flotë në hije” për t’i shmangur kufizimet ndërkombëtare. Sipas tij, mbi 100 cisterna janë aktualisht në qarkullim duke transportuar miliona tonë naftë.
Zelensky bëri thirrje për forcim të sanksioneve dhe ndalimin e eksporteve ruse, duke paralajmëruar se çdo lehtësim i masave krijon hapësirë për vazhdimin e luftës.




