Në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës pritet të ndërtohet për herë të parë një park solar me kapacitet minimal prej 100 MW.
Projekti, me vlerë rreth 103 milionë euro dhe i financuar nga institucione ndërkombëtare, është në fazën e sigurimit të lejeve, ndërsa ndërtimi pritet të nisë vitin e ardhshëm.
Gjenerimi i energjisë planifikohet të fillojë në vitin 2028, duke prodhuar rreth 152 GWh në vit, ulur ndotjen dhe varësinë nga termocentralet, si dhe duke kontribuar në furnizim më të qëndrueshëm dhe çmime më të favorshme për qytetarët.




