Në Global Progressive Mobilisation në Barcelonë, Albin Kurti theksoi se gjeopolitika duhet të jetë edhe në fokus të së majtës. Ai u bëri thirrje forcave progresive në Evropë të angazhohen më shumë në këtë fushë, duke e lidhur këtë me perspektivën evropiane të Kosovës.
Sipas tij, përfshirja më e madhe e së majtës në çështjet gjeopolitike është thelbësore për të përshpejtuar integrimin dhe për të shmangur vonesat që mund të kenë pasoja afatgjata.




