Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai theksoi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, duke kërkuar vullnet për zgjidhje dhe kompromis mes partive politike.
Kurti shtoi se asnjë parti nuk mund të sigurojë shumicë të madhe e vetme, prandaj duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve dhe të zhvillohen diskutime në interes të vendit.




