Tensionet mes Donald Trump dhe Papa Leo XIV kanë nxitur reagimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Pas kritikave të Papës ndaj luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Trump reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “të dobët” dhe duke publikuar edhe një postim kontrovers. Kjo bëri që Meloni të dalë në mbrojtje të kreut të Kishës Katolike.
Ajo i cilësoi komentet e Trumpit si “të papranueshme”, duke theksuar se është e drejtë që Papa të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftërat.
Meloni, e cila udhëheq Vëllezërit e Italisë, konsiderohet shpesh si një aleate e afërt e Trumpit, por në këtë rast u rreshtua qartë në mbrojtje të Vatikanit.




