Ekuipazhi i misionit Artemis II ka publikuar pamje të rralla nga hapësira, ku Toka shihet duke u fshehur gradualisht pas Hënës gjatë një fluturimi pranë saj.
Videoja është realizuar nga komandanti i misionit Reid Wiseman, i cili ka përdorur telefonin e tij për të regjistruar momentin gjatë udhëtimit rreth Hënës.
Ai e ka përshkruar këtë skenë si një përvojë unike që ndodh “vetëm një herë në jetë”.
Misioni Artemis II konsiderohet një nga fluturimet më të rëndësishme të kohëve të fundit, duke shënuar kthimin e njerëzimit në eksplorimin e afërt të Hënës.//Sinjali//




