Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar projektligjin për shtetësinë, i cili do të procedohet për shqyrtim në komisionet e tjera.
Kryetari i komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se projektligji sjell lehtësime për qytetarët, veçanërisht për ata që jetojnë jashtë vendit, duke mundësuar rikthimin më të thjeshtë të shtetësisë dhe reduktimin e procedurave burokratike.
Ai shtoi se në shqyrtim është edhe projektligji për lëndët plasëse, i cili synon rregullimin e kësaj fushe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.//EO//




