Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi të hënën bregun verilindor të Japonisë, pas të cilit autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, dallgët e cunamit pritet të arrijnë deri në 3 metra lartësi, veçanërisht në prefekturën Iwate, si dhe në disa zona të Hokkaidos dhe Aomorit.
Në rajone të tjera verilindore, lartësia e cunamit mund të arrijë rreth 1 metër.
Autoritetet janë në gjendje gatishmërie dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet për sigurinë.




