Në seancën gjyqësore për rastin në Banjskë, avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, ka kundërshtuar një provë të paraqitur në aktakuzë.
Bëhet fjalë për një hartë të përfshirë si dëshmi, e cila sipas Prokurorisë lidhet me planifikimin e sulmit dhe synime për kontroll territorial në veri të Kosovës.
Pantoviq e ka cilësuar këtë provë të pabazë, duke thënë se harta nuk dëshmon ndonjë plan konkret dhe se në të përfshihen vetëm shënime të përgjithshme gjeografike, përfshirë edhe zonën e Liqenit të Gazivodës në Zubin Potok.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet se materiali dëshmon për përpjekje për shkëputje të territorit të Kosovës.//EO//




