Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se zyrtarë amerikanë do të udhëtojnë këtë javë drejt Islamabadit në Pakistan, për raundin e dytë të negociatave me Iranin.
Sipas raportimeve, edhe një delegacion iranian pritet të marrë pjesë në bisedime, megjithëse mediat shtetërore iraniane kanë ngritur dyshime për konfirmimin e plotë të pjesëmarrjes së Teheranit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka deklaruar më herët se deri tani nuk ka plane të konfirmuara për një raund të ri negociatash.
Bisedimet, nëse zhvillohen, pritet të jenë pjesë e përpjekjeve për rifillimin e dialogut mes dy vendeve.




