Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.M., për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” sipas Kodit Penal të Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 5 shkurt 2026 në fshatin Isniq, pas një mosmarrëveshjeje verbale në shtëpinë e tij, i pandehuri dyshohet se ka sulmuar babain e tij me sëpatë, duke e goditur në kokë dhe në dorë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore.
Prokuroria thekson se ekziston dyshim i bazuar mirë se i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta familjarin e tij, ndërsa ka propozuar që gjykata ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.




