Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media sot, para objektit të Gjykatës Kushtetuese.
Konferenca është paraparë të fillojë në orën 15:00.
Kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi para pak ditësh paralajmëroi se brenda kësaj jave do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për daljen e 1,300 bizneseve në treg të lirë të energjisë.
“Në konsultim me avokatin Faton Fetahu dhe ekipin e juristëve të PDK-së, kemi konstatuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që ky vendim i ZRRE-së të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, gjë që do ta bëjmë gjatë kësaj jave”, kishte shkruar Krasniqi në një postim në rrjete sociale.




