Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar në Komisionin për Buxhet ndaj përdorimit të termit “zajednicë” nga deputetja e Lista Serbe, Verica Ceranic.
Kërçeli kërkoi që të mos përdoret ky term, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për komuna serbe dhe jo për asociacion.
Gjatë diskutimit, ai kërkoi që deputetja të tërheqë fjalën, ndërsa kryesuesi i komisionit, Enver Haliti, kërkoi sqarime lidhur me ndërhyrjen. Në debat u përfshi edhe deputeti Fatos Geci, i cili tha se termi ishte përdorur fillimisht nga deputetja e Listës Serbe./EO/




