Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Festim Kabashi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekje për përqendrim të pushtetit, duke e cilësuar këtë si shkak të krizës politike.
Sipas tij, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja për shkak të kësaj qasjeje, ndërsa LDK mbetet kundër “kapjes institucionale” nga një subjekt i vetëm.




