Politologu Albinot Maloku ka komentuar takimin e fundit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përfundoi pa marrëveshje për çështjen e presidentit.
Sipas tij, kjo situatë është vazhdim i një qasjeje të Lëvizjes Vetëvendosje që, siç thekson, nuk reflekton gatishmëri për kompromis politik. Maloku vlerëson se në një sistem demokratik, kompromisi është element kyç dhe mospranimi i tij vështirëson funksionimin institucional.
Ai shtoi se subjektet opozitare, në veçanti LDK, kanë treguar durim duke marrë pjesë në takime të njëpasnjëshme për të arritur një zgjidhje, ndërsa edhe PDK ka kërkuar qartësi më të madhe lidhur me qëllimin e këtyre bisedimeve.
Sipas Malokut, mungesa e dakordimit dhe vazhdimi i kësaj qasjeje mund ta shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, në një kohë kur, siç thotë ai, stabiliteti politik është i domosdoshëm./EO/




