Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës si pjesë e Forcës Stabilizuese në Gaza.
Ajo tha se ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke theksuar se vendi tashmë po kalon nga përfitues i mbështetjes në kontribuues në misione ndërkombëtare.
Sipas saj, pjesëmarrja e FSK-së në këto misione dëshmon profesionalizmin dhe pjekurinë shtetërore të Kosovës.





