Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca për rastin “Banjska”, ku është caktuar që shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve të bëhet më 24 prill.
I akuzuari Dushan Maksimoviq ka kërkuar të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancë.
Në seancën e fundit, të akuzuarit kanë dhënë fjalët përfundimtare, ndërsa Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm, duke i akuzuar për përfshirje në sulmin në Banjskë më 23 shtator 2023./EO/




