Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për propozimin e një komisioni të ri për Provimin e Jurisprudencës.
Ai ka ngritur dilema ligjore, duke thënë se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor dhe se nuk është e qartë si mund të emërohet një komision i ri pa përfunduar mandati i tij.
Tahiri ka paralajmëruar se do të konsultohet me juristë, me qëllim që, sipas tij, të parandalohet ndonjë veprim që mund të jetë kundërkushtetues.




