Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është “shumë e pamundur” që të zgjasë armëpushimin me Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje. Në një intervistë për Bloomberg, ai theksoi se nuk do të pranojë një marrëveshje të keqe dhe paralajmëroi se, në mungesë të një ujdie, pritet rifillimi i luftimeve.
Armëpushimi dyjavor ka nisur më 7 prill, ndërsa Trump ka dhënë sinjale të ndryshme ditët e fundit lidhur me mundësinë e zgjatjes së tij.




