Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka reaguar vëllai i saj, Leonard Ademaj.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale se familja pret drejtësi dhe dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka shkaktuar humbja e saj.
“Nesër gjykata e jep vendimin… shpresojmë që kriminelët do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu si ne do të mbesim përjetësisht pa Liridonën”, ka shkruar ai.




