LDK ka refuzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti për bashkëqeverisje, e cila përfshinte postin e zv/kryeministrit, kryetarin e Kuvendit dhe katër ministri, në këmbim të votës për Presidentin nga radhët e Vetëvendosjes.
Takimi mes dy liderëve është mbajtur sot, por nuk ka sjellë marrëveshje.
Analisti Halil Matoshi ka vlerësuar se Kurti synon dominim politik dhe nuk është i prirë për kompromis të qëndrueshëm. Sipas tij, çdo marrëveshje eventuale do të ishte afatshkurtër dhe më pas do të prishej.
Ai shton se PDK dhe partitë e tjera e kanë të qartë qasjen e Kurtit dhe se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.




