Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit për PDK-në është e mbyllur dhe se partia nuk do të japë votë për këtë proces.
Ai tha se nëse kryeministri Albin Kurti arrin të sigurojë mbështetjen e deputetëve të tjerë për zgjedhjen e Presidentit, PDK-ja do t’i urojë sukses.
“Mundësia tjetër është që z. Kurti t’i japë vendit President me 98 deputetët e tjerë të Kuvendit që nuk janë nga radhët e PDK-së. Nëse ata arrijnë ta zgjedhin Presidentin, ne vetëm i urojmë sukses”, u shpreh Hamza.
Sipas tij, ky qëndrim është marrë unanimisht nga Këshilli Drejtues i PDK-së në takimin e fundit.




