Të hënën, Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ka intervistuar 23 kandidatë dhe ka përzgjedhur 12 prej tyre për t’i proceduar për votim në seancë plenare.
Nga radhët e kandidatëve shqiptarë me më së shumti pikë janë përzgjedhur: Drita Morina, Besnik Berisha, Majlinda Aliu, Petrit Hasanaj, Vjona Sylejmani Shabani, Luljeta Aliu Krasniqi, Vlora Berisha dhe Hysni Mustafa. Ndërkaq, nga komunitetet pakicë: Fatih Basha, Suada Dzogovic, Serpin Emrusi Halce dhe Ajten Kodraci.
Kryetari i komisionit, Alban Bajrami, bëri të ditur se procesi përfshin dy konkurse të bashkuara dhe për secilën pozitë janë propozuar nga dy kandidatë për votim në Kuvend.
Komisioni, i konstituuar më 8 prill 2026, kishte ftuar 27 kandidatë për intervistim, por katër nuk u paraqitën, ndërsa një u eliminua pas intervistës.




