Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se nëse kalon afati i përcaktuar kushtetues pa u zgjidhur situata politike, Kosova shkon automatikisht në zgjedhje të reja.
Ai ka theksuar se një ndryshim i mundshëm i afateve do të varej vetëm nga ndonjë rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, por sipas tij skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.




