Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Betejën e Baballoqit, duke e cilësuar si një moment kyç që hapi një epokë të re në luftën çlirimtare dhe mobilizoi qytetarët për t’iu bashkuar UÇK-së.
Ai gjithashtu kujtoi viktimat civile të vrara 27 vjet më parë në disa zona të Kosovës, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit dhe duke bërë thirrje për nderim të përhershëm të kujtimit të tyre.




