Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është nderuar me çmimin “Sportisti i Ri i Vitit” në Laureus World Sports Awards, duke konfirmuar talentin e tij në skenën ndërkombëtare.
18-vjeçari theksoi se ëndrra e tij është pjesëmarrja në Kupën e Botës me Spanjën dhe triumfi në këtë turne. Ai foli edhe për ndikimin e rrjeteve sociale dhe përgjegjësinë që vjen me famën, duke pranuar se presioni është i madh, por synon të jetë shembull pozitiv për të rinjtë.




