Qendra për Studime Universitare (QSU) ka organizuar për herë të tretë aktivitetin “Java Ndërkombëtare e Kadetëve”, me pjesëmarrjen e kadetëve dhe stafit nga SHBA, Kanadaja, Turqia, Italia dhe Shqipëria.
Ky aktivitet synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa QSU ka rritur ndjeshëm numrin dhe cilësinë e aktiviteteve ndërkombëtare, duke u pozicionuar si partner i besueshëm në fushën e sigurisë dhe paqes.




