Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka deklaruar se Irani nuk do të hyjë në negociata “nën hijen e kërcënimeve”, në kohën kur po diskutohen bisedime me SHBA-në në Pakistan.
Ai akuzoi SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe përpjekje për ta kthyer procesin në “dorëzim politik”, ndërsa armëpushimi dyjavor mes dy vendeve pritet të skadojë së shpejti. Edhe Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar se shkeljet e vazhdueshme po pengojnë procesin diplomatik.




