Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion është formuar grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Grupi punues do të kryesohet nga deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli, ndërsa anëtarë janë Erxhan Galushi nga LPR, Adnan Rrustemi nga VV, Përparim Gruda nga PDK dhe Besnik Tahiri nga AAK./EO/




