Kanë nisur sot ligat universitare të organizuara nga Federata e Sportit Universitar e Kosovës (FSUNK), duke mbledhur qindra studentë nga universitete dhe kolegje të vendit.
Hapjen zyrtare të garave e bëri sekretari i përgjithshëm i FSUNK-së, Fidan Hamiti, i cili theksoi rëndësinë e sportit universitar si platformë bashkimi dhe zhvillimi për të rinjtë.
Studentët po garojnë në gjashtë disiplina: volejboll në rërë, shah, ping-pong, basketboll 3×3, futsal dhe padel.
Nga Ministria e Rinisë dhe Sportit, këshilltarja Donika Zogu vlerësoi organizimin dhe tha se sporti universitar mbetet prioritet i politikave shtetërore.




