Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka akuzuar se KQZ është kapur nga pushteti dhe se po ushtrohet presion ndaj anëtarëve të saj.
Sipas tij, një kryetar i institucionit është shantazhuar me shkarkim, ndërsa disa anëtarë janë kthyer në “vegla të pushtetit”, duke cenuar funksionimin e pavarur të KQZ-së.
Gashi ka shtuar se kjo, sipas tij, është një skemë e vazhdueshme politike dhe ka kritikuar edhe veprimet e udhëheqjes aktuale në procesin e emërimeve, duke paralajmëruar pasoja ligjore.




