Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se po monitoron situatën lidhur me ankesat e konsumatorëve për devijim të mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike.
ZRRE ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet relevante, po ndërmerr masa për verifikim, korrigjim dhe parandalim të çdo dëmi ndaj konsumatorëve.
Sipas saj, në shumicën e rasteve matjet kanë rezultuar të sakta, ndërsa çdo ankesë do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe rregullat në fuqi.




