Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për faturimin dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po përballen çdo muaj me fatura më të larta të rrymës.
Sipas tij, rritjet e vazhdueshme të çmimit të energjisë janë bërë barrë e rëndë për familjet dhe bizneset, ndërsa ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të sektorit të energjisë, duke thënë se mungon përgjegjësia dhe transparenca.
Tahiri ka theksuar se që nga viti 2020 e deri më sot, çmimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje të vazhdueshme, gjë që sipas tij po ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve dhe po rëndon ekonominë familjare.




