Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim.
Sipas Prokurorisë, vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve i ka kundërshtuar akuzat gjatë procesit gjyqësor.




