Pas shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt, familja e viktimës ka thënë se vendimi i gjykatës konfirmon pretendimet e tyre se krimi ka qenë i organizuar.
Leonardi, vëllai i Liridonës, tha se ajo që u vërtetua në gjykatë është ajo që familja e ka deklaruar që nga fillimi i rastit.
Ai theksoi se vendimi nuk është vetëm për familjen, por edhe për viktimën dhe fëmijët e saj, duke shtuar se ai duhet të shërbejë si mesazh kundër krimeve të tilla.
Sipas tij, vendimi ka sjellë një lehtësim të pjesshëm për familjen, e cila ka pritur drejtësi për këtë rast./EO/




