Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se drejtësia ka dhënë vendimin e saj në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar dënimet e shqiptuara nga gjykata.
Ai tha se vendimi për dënim me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës është i rëndësishëm për familjen, ndërsa njoftoi se do të apelojnë dënimin prej 30 vjetësh të shqiptuar ndaj Kushtrim Kokallës.
Syla shtoi se procesi ka qenë i rëndë për familjen, por se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, duke respektuar vendimet e gjykatës.
Ai gjithashtu falënderoi për mbështetjen dhe tha se vendimi ka sjellë një lehtësim për familjen Ademaj./EO/




