Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar 80 raste të dyshimta në Prokurori gjatë vitit 2025, por vetëm tri prej tyre kanë rezultuar me aktakuza.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se që nga viti 2018 janë dërguar mbi 500 raste, ndërsa për një pjesë të vogël ka pasur veprime konkrete nga prokuroria.
Ajo theksoi se ZKA ka rritur angazhimin për përgatitjen e rasteve, por hetimi mbetet përgjegjësi e Prokurorisë, me të cilën tha se ka bashkëpunim të vazhdueshëm./EO/




