Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e kabinetit qeveritar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se mungesa e përfaqësuesve të Qeverisë tregon, sipas tij, për mungesë vëmendjeje ndaj një prej temave më të rëndësishme për qytetarët.
Tahiri ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin e energjisë, duke theksuar mungesën e investimeve dhe varësinë e vendit në këtë fushë.
Në adresimin e tij, Besnik Tahiri ka folur edhe për nevojën e rritjes së sigurisë energjetike dhe shfrytëzimit të resurseve vendore, duke përmendur potencialin e Kosovës në lignit dhe rëndësinë e investimeve strategjike në këtë sektor.
Po ashtu, ai ka bërë kritika edhe ndaj kryetares së Kuvendit, duke u ndalur në debatet dhe tensionet gjatë seancave parlamentare, si dhe në mënyrën e zhvillimit të diskutimeve në Kuvend.




