Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar opozitën gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike.
Ai e ka cilësuar debatin si të politizuar dhe seanca si të panevojshme, duke thënë se po përdoret për qëllime politike. Kërçeli ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar për, siç u shpreh ai, qasje të gabuar në trajtimin e sektorit energjetik ndër vite.
Ilir Kërçeli ka përmendur edhe çështje që lidhen me kontrata dhe zhvillime të mëhershme në sektorin e energjisë, duke theksuar se, sipas tij, disa nga pretendimet e opozitës nuk pasqyrojnë realitetin.
Ai ka deklaruar se nuk ekziston krizë reale në sektorin energjetik, por sipas tij, po krijohen “kriza imagjinare” për të zhvendosur vëmendjen nga zhvillimet politike dhe institucionale./EO/




