Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar në Kuvend pas deklaratës së deputetit Fatos Geci për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ajo theksoi se qëndrimi i partisë për luftën çlirimtare të UÇK-ës është i qartë, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të pastër.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u distancua nga deklarata e Gecit, duke thënë se ajo nuk përfaqëson as Kuvendin dhe as Lëvizja Vetëvendosje.




