Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të GUXO-së, Fatos Geci, i cili në Kuvend ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ajo e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme, duke thënë se një gjuhë e tillë nuk i ka hije një deputeti.
Vlora Çitaku i ka bërë thirrje gjithashtu Lëvizjes Vetëvendosje që të distancohet nga këto qëndrime, duke kërkuar reagim ndaj deklaratës së Gecit.




