Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme për pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit me Izraeli.
Sipas saj, disa shtete anëtare kanë kërkuar pezullim të plotë ose të pjesshëm, por vendimi nuk ka kaluar për shkak të mungesës së unanimitetit. Diskutimet pritet të vazhdojnë në takimet e ardhshme të BE-së.




