Një gotë lëng portokalli në mëngjes konsiderohet si një mënyrë e mirë për të nisur ditën me energji, sipas rekomandimeve mjekësore të publikuara nga Klan Kosova.
Frutat agrume, si portokalli, janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë në forcimin e imunitetit, ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Po ashtu, konsumi i lëngjeve të freskëta ndihmon në hidratim, përmirësimin e metabolizmit dhe shëndetin e lëkurës, ndërsa fibrat nga frutat ndihmojnë tretjen dhe rregullimin e sistemit intestinal.




