Në kuadër të Javës së Gruas, Partia Demokratike e Kosovës po organizon sot aktivitetin “Dita e PDK-së: Gratë në PDK”.
Ky aktivitet synon të krijojë hapësirë për diskutim, rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash për qeverisje të mirë, si dhe të forcojë rolin e grave në strukturat e partisë përmes angazhimit dhe avancimit të tyre.
Në event pritet të marrin pjesë rreth 100–150 pjesëmarrës, përfshirë drejtues të partisë, deputete, asambliste dhe përfaqësues lokalë. Aktiviteti mbështetet nga NDI në kuadër të Javës së Gruas 2026.




