Në Prishtinë është raportuar një rast i vrasjes së rëndë në tentativë, ku dy persona meshkuj kosovarë janë therur me thikë nga një person i panjohur.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK.
Më vonë, dy të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.




