Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosova, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka ofruar pozitën e kryeparlamentares me qëllim shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ajo ka bërë thirrje që të gjitha grupet parlamentare të vazhdojnë dialogun për të arritur një marrëveshje rreth zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të kostove financiare dhe politike.
Haxhiu ka kritikuar opozitën për mungesë gatishmërie për marrëveshje, ndërsa ka theksuar se nevojitet vullnet politik për të tejkaluar situatën aktuale dhe për të siguruar stabilitet institucional./EO/




